Udhëzues për Aplikim
Akademia e Animacionit ka hapur thirrjen për aplikime për gjeneratën e dhjetë të animatorëve.
Programi është plotësisht falas dhe synon të aftësojë të rinjtë në krijimin e filmave të shkurtër të animuar 2D, me theks të veçantë në narrativë, zhvillim artistik dhe proces krijues.
Gjatë një periudhe 9-mujore, pjesëmarrësit do të ndjekin klasa në:
-
Animacion
-
Vizatim
-
Zhvillim Vizual për Animacion
-
Tregimtari & Drejtim Artistik
Programi udhëheq pjesëmarrësit hap pas hapi në procesin e zhvillimit të një filmi të animuar, nga ideja fillestare deri te realizimi i projektit final.
1. Kërkesat për Aplikim
Formulari i Aplikimit
Të gjithë aplikantët duhet të plotësojnë formularin online të aplikimit.
👉 Formulari i aplikimit:
Portfolio
Aplikantët duhet të dërgojnë portfolion e tyre në adresën:
📩 akademiaanimacionit@gmail.com
Portfolio mund të përfshijë:
-
Vizatim ose ilustrime
-
Punime grafike
-
Projekte animacioni (nëse ka)
-
Projekte personale kreative
Nuk kërkohet përvojë profesionale paraprake, por kërkohet interes serioz dhe angazhim për procesin 9-mujor.
Motivimi
Gjatë aplikimit, aplikantët duhet të shpjegojnë:
-
Pse duan të bëhen pjesë e Akademisë
-
Çfarë presin të mësojnë
-
Si planifikojnë ta përdorin këtë përvojë në të ardhmen
2. Përgaditja për Regjistrim
📅 Afati i fundit për aplikim është:
1 Shtator 2026
Aplikimi konsiderohet i plotë vetëm kur:
-
Është plotësuar formulari online
-
Është dërguar portfolio në email
Aplikimet e paplota ose të dërguara pas afatit nuk do të merren në konsideratë.
Pas përfundimit të afatit, aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejme të përzgjedhjes.
3. Përgaditje për Regjistrim
Pjesëmarrësit e përzgjedhur duhet:
-
Të jenë të gatshëm për angazhim të rregullt gjatë 9 muajve
-
Të ndjekin me përkushtim klasat dhe punëtoritë
-
Të punojnë në zhvillimin e projektit të tyre individual
Akademia ofron një mjedis kreativ, bashkëpunues dhe profesional, ku pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi artistike dhe teknike, si dhe ndërtojnë portfolion e tyre personale.
📢 Ju inkurajojmë ta ndani këtë mundësi me miq dhe kolegë që mund të jenë të interesuar. Për çdo pyetje apo paqartësi: 📩 akademiaanimacionit@gmail.com
