Historiku

Rrënjët e Akademisë së Animacionit gjenden në Pejë, ku që nga viti 2016 dhe më herët organizoheshin punëtoritë e para mbi animacion.

 Duke përfshirë një ndër punëtoritë e para të stop-motion-it në Kosovë. Këto aktivitete të hershme krijuan bazën për themelimin e një programi më të strukturuar.

Akademia e Animacionit fillon në Pejë si një seminar stop-motion

Gjenerata e parë e studentëve fillon në Prishtina.

Në vitin 2017, Akademia e Animacionit Anibar me mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhe Komunës së Prishtinës, e cila ofroi hapësirën e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, hapi programin e parë të Animacionit 2D në Prishtinë. Kështu, me ndihmën e tutorëve, ndër ta: Arvan Berisha, Ilir Hasanaj, Yll Bylykbashi, Andi Gola dhe Edvin Susuri, u formësua planprogrami për 6 muajtë e parë, ku edhe u vendosën gurëthemelet e para të Akademisë së Animacionit në fushën e animacionit në Kosovë. Studentët e gjeneratës së parë brenda një kohe të shkurtër arritën të përfundojnë projektin kolektiv me titullin “Shefica”.

Viti 2018 solli gjeneratën e dytë të studentëve, të cilët për herë të parë punuan në animacionet e tyre të pavarura.

Gjenerata e dytë e studentëve fillon të punojë në filmat e tyre të shkurtër

Duke demonstruar potencialin e Akademisë për të nxitur krijimtari individuale, me filma të animuar si: “Un Voyage” nga Jeta Sokoli, “What it feels like” nga Fatlum Neziri, dhe “Herët” nga Djellza Bullaku. Megjithatë, në vitin 2019 gjenerata e tretë u detyrua të ndalej në hapat e parë të saj për shkak të pandemisë. Në vitin vijues, 2020, u zhvillua gjenerata e katërt, e cila për herë të parë u mbajt tërësisht online. Përkundër kushteve të vështira, të gjithë studentët arritën të realizojnë projekte të plota filmike dhe të rrëfejnë storiet e tyre përmes animacionit, me tituj si: “Në ëndërr” nga Aida Sinani, “How we ended like this” nga Deniza Gafuri, “Look” nga Albana Hajdini, “Remember me paper girl” nga Djellza Hyseni dhe “Switch off” nga Antik Doli.

Pandemia në mënyrë të pashmangshme e pengon brezin e tretë të përfundojë programin.

Gjenerata e 4-t ishte ai që pati më shumë sukses, ata krijuan 5 filma për brez.

Pas kësaj periudhe sfiduese, Akademia rifilloi me gjeneratën e pestë në vitin 2021 me planprogram njëvjeçar të ndarë në dy semestra.

Me shtimin e Flaka Kokollit si Tutore të Animacionit, e Joni Mithit si Tutor të Regjisë dhe Tregimtarisë. Njëkohësisht duke e rihapur edhe programin e Animacionit 2D narrativ në Pejë për një vit. Kjo gjeneratë e studentëve krijuan filma të shkurtër të animuar me tituj si: “Cherry on Top” nga Yllka Sadiku, “Little Neko” nga Vesa Gashi dhe Altin Ibrahimi, “Insecurities” nga Djellza Franca dhe Dea Shala, “Something on the Tree” nga Liburn Krrabaj dhe Sindi Fatkoja, “The Interview” nga Bleona Ibrahimi dhe “The Witch” nga Sado Musić. Në vitin 2022, Akademia u fokusua në rikrijimin e brandit të saj dhe vazhdoi programin me gjeneratën e gjashtë në Prishtinë, duke e konsoliduar identitetin e saj institucional.

Një hap i rëndësishëm ndodhi në vitin 2023, kur me ndihmën e Djellza Bullakut dhe Jeta Sokolit, Akademia hapi programin e parë të dedikuar për të rinj nën moshën 16 vjeçare.

Ky program u zhvillua paralelisht me kursin tradicional të animacionit 2D narrativ, duke zgjeruar gamën e pjesëmarrësve dhe duke krijuar një brez të ri animatorësh të rinj. Ky brez krijoi filma të shkurtër të animuar si: “Fish” nga Elda Shala, Leandra Krasniqi dhe Uma Ahmeti, “In their shoes” nga Fjolla Mani, Rea Kurtaj dhe Antika Veseli, “Little Tina” nga Ema Voca dhe Elona Mala.

Në vitin 2024, Akademia e Animacionit nisi një fazë të re zhvillimi përmes organizimit të punëtorive dhe masterklasave ndërkombëtare. U krijua bashkëpunimi me “School of Visual Arts (SVA)” në New York dhe “University of Arts of London (UAL)”.

Kulmuar me masterklasën e mbajtur në dhjetor nga Ligjëruesi i klasëve të Vizatimit nga Stephen Gaffney në hapësirën e Oazës, në Prishtinë dhe tre punëtorive në Pejë të organizuara së bashku me Festivalin Anibar e drejtuar nga Daniel Saul. Krahë për krahë me tërë këto aktivitete, studentët arritën edhe të punojnë në filmat e tyre të animuar, si: “Fighting your Mosquitos” nga Lena Basholli, Tinka Kelmendi dhe Alisa Fejza, “Hearthwarm” nga Dëbora Musliu, Rina Lasku dhe Yll Avdiu, “Mahalla e Macave” nga Diora Musliu, Sabile Bërbatovci dhe Ermira Hasani.

Po në këtë vit, Akademia dhe Anibar forcuan partneritetin me Institutin Francez për të realizuar projektin “Genesis”.

Ky projekt ofroi trajnime të specializuara dhe mentorim nga Akademia, duke shënuar themelimin e programeve të para të animacionit 3D me tutorët Blend Leci dhe Redon Sejdiu, programit “Hyrje në Animacionin 2D nga Jeta Sokoli dhe Djellza Bullaku, si dhe një program të specializuar për grafikë të animuar në Pejë, i udhëhequr nga Leonita Thaqi dhe Albana Hajdini. Në vazhdën e punëve, Akademia siguroi që edhe gjenerata e rradhës të zhvillon idetë e tyre në animacione të shkurtëra. Me tituj si “TAXI” punuar nga Ema Gota, Hana Kasemi dhe Hana Alimaj, “Transformation” nga Dituri Kodra dhe Arta Zeka, “Missed me?” nga Anisa Sejdija, Ronin Bekolli dhe Viola Konjufca.

Nga një punëtori e vogël në Pejë, Akademia e Animacionit është shndërruar në një institucion me ndikim kombëtar, duke ofruar një program njëvjeçar akademik, programe për të rinj, si dhe duke u integruar në rrjete ndërkombëtare përmes bashkëpunimeve me universitete dhe institucione kulturore. Ky evolucion e ka bërë Akademinë jo vetëm qendër të edukimit në animacion, por edhe motor të zhvillimit të komunitetit artistik në Kosovë.

Takohu me ekipin

Fëllanza Taraku

Fëllanza Taraku

Drejtore e Akademisë së Animacionit

fellanza@anibar.com

Donarta Fetahu

Donarta Fetahu

Koordinatore e Akademisë së Animacionit

donarta@anibar.com

Takohu me Tutorët

Ari Zharku

Ari Zharku

Tutor i Animacionit në Programin e Animacionit 2D

arizharku12@gmail.com

Djellza Bullaku

Djellza Bullaku

Tutore e Animacionit në Programin për të Rinj

djellzabullaku@gmail.com

Edvin Susuri

Edvin Susuri

Tutor i Vizatimit në Programin e Animacionit 2D

edvin@anibar.com

Flaka Kokolli

Flaka Kokolli

Tutore e Tregimtarisë në Programin e Animacionit 2D

flakakokolli@gmail.com

Jeta Sokoli

Jeta Sokoli

Tutore e Zhvillimit Vizual në Programin e Animacionit 2D

jetta.sokoli@gmail.com