Kurrikula për Programin e të Rinjeve
Programi i Animacionit për të Rinj në Prishtinë ofron një hyrje kreative dhe praktike në botën e vizatimit dhe animacionit për nxënësit e moshës së mesme. I organizuar përgjatë 16 javëve, me nga tre orë çdo të shtunë, programi kombinon lojën me mësimin e strukturuar për t’i ndihmuar fëmijët të kuptojnë bazat e krijimit të personazheve, tregimit vizual dhe parimet kryesore të animacionit. Pjesëmarrësit shpikin personazhet e tyre, u japin identitet, karakter dhe superfuqi, dhe i zhvillojnë ato përmes komikëve të shkurtër dhe ushtrimeve kreative.
Gjatë kursit, nxënësit kalojnë gradualisht nga konceptet themelore – si animacioni i topit që kërcehet për të kuptuar kohën, peshën dhe ritmin – drejt elementeve më të avancuara si shprehjet e fytyrës, gjestet, lëvizjet e trupit dhe krijimi i emocioneve nëpërmjet vizatimit. Ata eksperimentojnë me efekte vizuale si uji, zjarri dhe tymi, duke mësuar si të krijojnë iluzionin e lëvizjes dhe energjisë. Paralelisht, njihen edhe me historinë dhe zhvillimin e animacionit përmes filmave të shkurtër dhe diskutimeve, duke kuptuar se si arti dhe teknologjia kanë evoluar së bashku.
Detajet e Programit
Kohëzgjatja e programit: 1 vit akademik, i ndarë në 2 semestra
Numri i orëve: 120 klasë
Lëndët kryesore:
-
Storytelling dhe Skenar
-
Animacion
-
Dizajn i Personazheve
-
Dizajn i Skenografisë (Background Design)
Madhësia e klasës: Grupe të vogla, me mesatarisht 10–15 studentë
Hapësirat dhe pajisjet: Studio animacioni e pajisur me kompjuterë dhe tableta grafike për vizatim
Stafi akademik: Profesionistë me përvojë në industri
Aktivitete jashtëkurrikulare: Klub animacioni, ligjërata me profesionistë të industrisë, evente rrjetëzimi, shumë punëtori praktike dhe pjesëmarrje në Anibar Film Festival
Programi përfshin punë në grup për të simuluar një ambient real studioje dhe për të zhvilluar aftësitë e bashkëpunimit profesional. Në përfundim, studentët realizojnë një Projekt Final (Capstone Project), ndërsa për diplomim kërkohet minimumi 75% pjesëmarrje në mësim.

Djellza Bullaku
Tutore për ilsutrim dhe animacion
Djellza është Dizajnere Grafike dhe Animatore nga Prishtina, Kosova. Pas përfundimit të studimeve në gjimnazin Sami Frashëri, ajo ka vijuar studimet në UBT – University of Business and Technology në drejtimin e Dizajnit Grafik, dhe gjithashtu ka përfunduar programin e animacionit 2D me narrativë në Akademinë e Animacionit. Ajo ka punuar si Ilustruese në Unseen Creative dhe më pas si Dizajnere Grafike në Dukagjini Publishing House. Djellza është gjithashtu pjesë e ekipit të filmit të shkurtër të animuar Shpija dhe ka ligjëruar si Tutore në programin e Animacionit në Akademinë e Animacionit. Prej vitit 2023, ajo udhëheq punëtori për fëmijë në kuadër të festivalit Anibar.
